Sport: Kylian Mbappe planifikon të qëndrojë te PSG

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe është duke konsideruar qëndrimin në “Parkun e Princave”.

Sport

28/02/2022 12:45

Që nga viti i kaluar është raportuar që francezi do largohet në fundin e sezonit si agjent i lirë dhe të realizojë ëndrrën që është të luajë në fanellën e “Los Blancos”, përcjellë lajmi.net.

Por, kohëve të fundit Mbappe ka disa dyshime dhe është duke konsideruar opsionin tjetër, që është rinovimi i kontratës.

Sipas Sport, edhe pse Mbappe ëndërron të luajë për Realin, mund të mos e bëjë në verë dhe të vazhdojë t’i qëndrojë besnik PSG-së.

Mbappe mund të qëndrojë edhe për një vit te PSG edhe pse kjo do ndikojë të marrëdhënia me Real Madridin.

Lidhja e mirë me Messin, që është duke e lejuar të rritet edhe më shumë, Kupa e Botës në Katar dhe oferta më e keqe sportive e “Los Blancos” se PSG në afat të shkurtër, janë arsyet kryesore që francezi të ndryshojë mendim.

Sidoqoftë, momentalisht, lojtari është i fokusuar që të kualifikoi PSG-në në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe nuk do vendos për të ardhmen deri në muajt e ardhshëm./Lajmi.net