S’po gjen rahatin në Spanjë nga racizmi, por Vinicius Jr nuk ka në plan largimin nga Reali
Vinicius Jr është bërë epiqendra e fyerjeve raciste në La Liga. Pothuajse në çdo ndeshje që braziliani e luan jashtë ‘Santiago Bernabeu’ ai fyhet, shahet dhe ofendohet në mënyrat më të shëmtuara të mundshme. Madje mbrëmë ndaj Valencias situata eskaloi dhe përveç racizmit që përjetoi, ai ishte pjesë e një përplasje me lojtarët kundërshtarë, teksa…
Sport
Vinicius Jr është bërë epiqendra e fyerjeve raciste në La Liga.
Pothuajse në çdo ndeshje që braziliani e luan jashtë ‘Santiago Bernabeu’ ai fyhet, shahet dhe ofendohet në mënyrat më të shëmtuara të mundshme.
Madje mbrëmë ndaj Valencias situata eskaloi dhe përveç racizmit që përjetoi, ai ishte pjesë e një përplasje me lojtarët kundërshtarë, teksa u ndëshkua edhe me karton të kuq.
Vini ka treguar haptazi që federata spanjolle sipas tij nuk është duke bërë asgjë për të parandaluar racizmin.
Megjithatë, ylli brazilian nuk ka në plan largimin nga tempulli madrilen.
Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, lojtari dëshiron të qëndrojë në Spanjë dhe së bashku me ekipin e tij të mundin racizmin që ka pushtuar La Ligën.
Kontrata e tij pritet të zgjatet deri në vitin 2027, me kushtet që pritet të bëhen së shpejti zyrtare./Lajmi.net/