Spitali i Parmës mbyll pavionin për koronavirusin, gëzimi i mjekëve dhe infermierëve

Një lajm i mirë erdhi këtë fundjavë nga Spitali “Maggiore” i Parmës në Itali, i cili mbylli pavionin 26, i përcaktuar për pacientët e infektuar me koronavirus.

Lajme

03/05/2020 12:19

Një video e regjistruar në pavion u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u publikuar më pas dhe nga kryebashkiaku i qytetit Federico Pizzarotti, për të përjetësuar gëzimin e mjekëve dhe infermierëve, transmeton Mapo njoftimin.

“Sot mbyllëm pavionin 26 në spitalin e Parmës. Kjo është forca dhe zemra e djemve dhe vajzave tona. Faleminderit që ekzistoni. Do ia dalim”, shkruan Pizzaroti përkrah filmimit.

https://www.facebook.com/f.pizzarotti/videos/247646056596495/