Spitalet suedeze ndaluan përdorimin e ilaçit të malaries
Spitalet në Suedi kanë ndaluar përdorimin e ilaçit të malaries chloroquine për pacientët me koronavirus pas raportimeve se ajo po shkaktonte dhimbje koke dhe humbje të shikimit.
Lajme
Një numër i pacientëve në spitalet raportuan se vuanin nga ngërçe, humbje të shikimit periferik dhe migrenë brenda ditëve të përdorimit të tabletave, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Chloroquine e cila është përshkruar për malarien që nga vitet 1940, ishte caktuar si një kurë e mundshme e COVID-19.
Por Britania ka ndaluar klinikët që ta shuajnë ilaçin derisa të përfundojnë provat klinike, duke përmendur shqetësime për sigurinë dhe efikasitetin e tij.
Mjekëve në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë u është dhënë licencë për të trajtuar pacientët me koronavirus të sëmurë rëndë me antimalarien në diskrecionin e tyre. /Lajmi.net/