Specialja interviston për dy ditë Nazif Mehmetin në cilësinë e të dyshuarit
Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Zona Operative e Llapit, Nazif Mehmeti është intervistuar sot në Prishtinë nga hetuesit e Prokurorisë së Specializuar.
Lajme
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net avokati i tij, Tahir Rrecaj.
Megjithatë, Mehmeti nuk e ka përfunduar intervistimin nga hetuesit e Speciales.
Siç ka bërë të ditur Rrecaj, i mbrojturi i tij do të merret edhe nesër në pyetje.
Avokati Rrecaj po ashtu ka treguar për lajmi.net se Mehmeti po merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.
Kujtojmë, se gjatë javës së kaluar në Hagë u morën në pyetje edhe dy ish-komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa. /Lajmi.net/