Special Chelsea

Fernando Torres shkëlqeu në fitoren e Chelseas në udhëtim ndaj Schalkes me rezultat 3-0, në duelin e vlefshëm për Grupin E në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Jose Mourinhos e përmirësoi veten pas humbjes së befasishme nga Basel në duelin e parë duke fituar ndaj Steaua Bukureshtit dhe tani Schalkes, për tu ngjitur në pozitën…

Sport

22/10/2013 21:49

Fernando Torres shkëlqeu në fitoren e Chelseas në udhëtim ndaj Schalkes me rezultat 3-0, në duelin e vlefshëm për Grupin E në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jose Mourinhos e përmirësoi veten pas humbjes së befasishme nga Basel në duelin e parë duke fituar ndaj Steaua Bukureshtit dhe tani Schalkes, për tu ngjitur në pozitën e parë në renditje.

Për këtë, më meritori mund të konsiderohet sulmuesi Torres i cili realizoi dy gola në minutat 5 dhe 69, kurse fitoren e thellë dhe pikët e plota të Chelseas i vulosi Eden Hazard me golin e tij tre minuta para fundit.

Në ballafaqimin tjetër, Steaua dhe Basel u ndanë në barazim 1-1. Chelsea kryeson me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Schalke, kurse pasojnë Basel me 4 dhe Steaua me 1.