“Speca dhe Kungull” nga Kosova, në ekspozitën e Vjenës

Artisti shqiptar Luan Bajraktari do të prezantohet në ekspozitën e sotme kolektive në Vjenë, e cila do të hapet në Galerinë “Friday Exit.

ShowBiz

08/04/2016 13:24

Në këtë ekspozitë që titullohet “Balkanization”, do të prezantohet me veprën “Speca dhe Kungull”.

Ai ka shpjeguar se punët janë realizuar në bronz dhe në këtë ekspozitë do të prezantohen ide dhe mediume të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë temë të ekspozitës.

Kurator të kësaj ekspozite janë: Zarko Aleksic­ and Jelena Micic dhe do të rri e hapur deri më 23 prill.