“Spastrim etnik të Kosovës”, ministri gjerman i reagon ministres serbe: Si mendoni të anëtarësoheni në BE në këtë mënyrë

Ish-ministri gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila ka thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” qysh në vitin 1998. Roth ka thëën se është e trishtueshëm dhe frustruese një deklaratë e tillë. “Një ministër serb fantazon hapur për…

Lajme

15/07/2026 12:45

Ish-ministri gjerman, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila ka thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” qysh në vitin 1998.

Roth ka thëën se është e trishtueshëm dhe frustruese një deklaratë e tillë.

“Një ministër serb fantazon hapur për “spastrimin etnik” të Kosovës. Dhe pothuajse nuk ka asnjë kundërshtim në politikë apo në shoqëri. Si është e mundur që një vend të anëtarësohet në BE në këtë mënyrë? Urrejtja dhe nacionalizmi nuk ndërtojnë partneritet. Kjo është thjesht e trishtueshme dhe frustruese”, ka shkruar ai.