Spanja shënoi 43 mijë vdekje më shumë se zakonisht gjatë periudhës së pandemisë

Shkalla e vdekshmërisë në periudhën mars-maj të këtij viti në Spanjë ishte 55% më e lartë se zakonisht midis 10 marsit dhe 10 majit të këtij viti.

Bota

27/05/2020 22:59

Kështu tha të mërkurën zyrtari më i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirus në Spanjë.

“Ky 55% përfaqëson më shumë se 43,000 vdekje nga sa pritet. Kjo vdekshmëri ishte përqendruar te njerëzit 75 vjeç ose më të vjetër, duke përbërë 35,000 të shifrës. Sidoqoftë, vetëm 27,118 nga ato vdekje shtesë janë të lidhura me Covid-19. Një pjesë e konsiderueshme e vdekjeve nuk mund të lidhen direkt me COVID-19”, tha Fernando Simon.