Spanja marshon sigurt drejt fitores ndaj Kroacisë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Kroacisë, e vlefshme për grupin B në Kampionatin Evropian. Rezultati pas 45 minutave të parë është 3:0 për spanjollët. Ishte Alvaro Morata i cili kaloi Spanjën në epërsi në minutën e 29-të të takimit, pas një asisti nga Fabian Ruiz. E ky i fundit shënoi…

Sport

15/06/2024 18:52

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Kroacisë, e vlefshme për grupin B në Kampionatin Evropian.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 3:0 për spanjollët.

Ishte Alvaro Morata i cili kaloi Spanjën në epërsi në minutën e 29-të të takimit, pas një asisti nga Fabian Ruiz.

E ky i fundit shënoi pas vetëm tre minutave për 2:0.

Krejt në minutat shtesë, Carvajal realizoi për 3:0

Kujtojmë se në grup me Spanjën dhe Kroacinë është edhe Shqipëria dhe Italia, që luajnë në mbrëmje mes vete.