Spalletti apo Conte, shikojeni se cili do të jetë në stolin e Interit

Inter do të vendos në fund të këtij sezoni nëse do të vazhdojë me Luciano Spallettin apo do ta transferojë Antonio Conten.

Merkato

25/04/2019 08:22

Inter është para një dileme të madhe, pasi nuk di ende se kush do të jetë trajneri i tyre për sezonin e ri.

Sipoas Gianluca Di Marzio, nerazurët janë në bisedime me ish-trajnerin e Chelseas, ndërsa i kanë dhënë mbështetje edhe Spallettit, përcjell lajmi.net.

Në muajin qershor, Inter pritet që të vendos në mes të Contes apo trajnerit të tyre aktual, por që me shumë gjasë ish-trajneri i Juvetusit do të jetë në stolin e tyre.

Trajneri italian është aktualit i papunë, që nga shkarkimi që ia bëri Chelsea në verën e kaluar, ndërsa janë ende në gjykatë për 10 milionë eurot e pa paguara. /Lajmi.net/