SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, ndalohen disa persona
SPAK e BKH ka zbarkuar në Shkodër për goditjen e krimit zgjedhor. Në fokus është partia Social Demokrate, ndërsa mësohet se ka edhe të shoqëruar në policinë e Shkodrës. Kontrollet janë shtrirë ndërkohë në zonën e Malësisë së Madhe dhe atë të Vaut të Dejës. Ndërkaq, nga aksioni në terren Prokuroria e Përgjithshme regjistroi 87…

Lajme
SPAK e BKH ka zbarkuar në Shkodër për goditjen e krimit zgjedhor. Në fokus është partia Social Demokrate, ndërsa mësohet se ka edhe të shoqëruar në policinë e Shkodrës.
Kontrollet janë shtrirë ndërkohë në zonën e Malësisë së Madhe dhe atë të Vaut të Dejës. Ndërkaq, nga aksioni në terren Prokuroria e Përgjithshme regjistroi 87 kallëzime për krime zgjedhore.
Rekordin e mban kryeqyteti me 21 prej tyre, ndjekur nga Elbasani me 11, Fieri 8, Lezha 7 e më pas qarqet e tjera me numër më të reduktuar procedimesh.