Spahiu që sot u takua me Gjuriqin, javë më parë thoshte: Më i vështirë ka qenë pozicioni i Kurtit në Prishtinë, se sa i ushtarëve të UÇK-së që kanë ikë therrave

“Albini është trim, ma vështirë ka qenë pozicioni i tij në Prishtinë, se ai i ushtarëve të UÇK që ka ikë therrave”, kështu ishte shprehur javë më parë analisti politikë, Nexhmedin Spahiu në emisonin “Pressing”. Pas kësaj deklarate kontraverse, Spahiu sot bëri një tjetër veprim të çuditshëm, shkruan lajmi.net Ai e ka vizituar në Beograd…

Lajme

17/05/2025 16:19

“Albini është trim, ma vështirë ka qenë pozicioni i tij në Prishtinë, se ai i ushtarëve të UÇK që ka ikë therrave”, kështu ishte shprehur javë më parë analisti politikë, Nexhmedin Spahiu në emisonin “Pressing”.

Pas kësaj deklarate kontraverse, Spahiu sot bëri një tjetër veprim të çuditshëm, shkruan lajmi.net

Ai e ka vizituar në Beograd ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, i cili njihet për deklaratat e veprimet anti-Kosovë dhe për gjuhën e tij fashiste.

Në profilin e tij në “Facebook”, Spahiu e ka postuar një fotografi me ministrit serb, duke thënë se ajo është realizuar në zyrën e Gjuriqit.

“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djurić, në zyrën e tij në Beograd”, ka shkruar Spahiu.

Pas takimit, Spahiu ka folur për tëvë1, duke treguar se e njihet moti me Gjuriqin.

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoj në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbajë në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd edhe në çdo vend tjetër kjo është e natyrshme”, ka deklaruar Spahiu.

Deklaratat e Spahiut për UÇK-në e ushtarët që kanë luftuar kundër okupatorit serb shpeshherë janë kontraverse.

Ditë më parë, ai në një intervistë për kanal10 ka thënë se ka kontribuar më shumër për Kosovën se 100 ushtarë.

“Kontributi im për çlirimin e Kosovës është sigurt më i madh se 100 luftëtarëve me pushkë në dorë apo edhe më shumë”, ka thënë Spahiu në Kanal 10.

Ndaj kësaj deklarate kishte reaguar Arsim Jashari, ish-luftëtar i UÇK-së, i cili ka qenë në këtë emision.

Ai ka thënë se nuk e di se cili është kontributi i Spahiun në luftë.

Kurse, Spahiu i është përgjigjur se ai ka qenë në luftë më i rrezikua se ish-luftëtari i UÇK-së.

“E kam pasë jetën e rrezikuar më shumë se ti”, kishte thënë Spahu./lajmi.net/