Southampton shtang Chelsea, Arteta e nis me barazim ndaj Bournemouth
Chelsea është befasuar nga Southampton në Stamford Bridge, duke u mposhtur me rezultat 0:2.
Sport
Michel Obafemi (31’) shënoi në pjesën e parë, në të cilën vendasit nuk paten as edhe një rast.
Në gjysmën e dytë, Frank Lampard vendosi ta ndryshonte vendosjen e futbollistëve në fushë por as kjo nuk solli rezultat.
Redmond (73’) realizoi golin e nokautit për Blutë, duke vulosur rezultat 0:2, përcjell lajmi.net.
Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 32 pikë, kurse Sotton me 21 pikë renditet në vendin e 14.
Ndërkohë, trajneri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka nisur me barazim sfidën e parë nën drejtimin e Topçinjve.
Skuadra londineze barazoi në udhëtim te Bournemouth, të cilët shënuan të parët me Gosling (35’).
Pierre Emerick-Aubameyang (64’) realizoi golin e barazimit, që doli të jetë i fundit në këtë takim.
Arsenal ngjitet në pozitën e 10 me 24 pikë, teksa Bournemouth me 20 pikë mban vendin e 16. /Lajmi.net/