Sot zhvillohen pesë ndeshjet e javës së 34-të në Superligë, spikat derbi Gjilani – Drita
Pesë ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në të njëjtën ditë, pra sot. Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Anamoravë me derbin e madh të futbollit të Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës. Kjo ndeshje njëherit do të jetë në një mënyrë edhe përcaktuese për fatin e Dritës në…
Sport
Pesë ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në të njëjtën ditë, pra sot.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Anamoravë me derbin e madh të futbollit të Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës.
Kjo ndeshje njëherit do të jetë në një mënyrë edhe përcaktuese për fatin e Dritës në rrugën e tyre drejt titullit të kampionit këtë edicion.
Takim tjetër interesant do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me Ballkanin që i bën konak Llapit.
Fitorja është e domosdoshme për Ballkanin në këtë duel, ngase çdo rezultat tjetër do ta favorizonte Dritën në garë për titullin e më të mirit.
Prishtina udhëton te Malisheva, Ferizaj dhe Trepça ’89 luajnë derbin e mbijetesës, ndërkohë Dukagjini luan në Skenderaj te Drenica.
Të gjitha ballafaqimet e sotme do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/