Sot zhvillohen pesë ndeshje në Superligën e Kosovës

Sot luhen ndeshjet e xhiros 34 në Superligën e Kosovës.

Sport

08/05/2022 08:21

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundimin e stinorit në futbollin elitar të Kosovës.

Kampioni tashmë dihet, Ballkani, por skuadrat e tjera do të luftojnë për një vend në garat evropiane dhe për t`i ikur barazhit.

Ndeshjet të cilat zhvillohen sot janë: Drita – Dukagjini, Feronikeli – Ballkani, Llapi – Gjilani, Ulpiana – Prishtina dhe Malisheva – Drenica.

Takimet në mes Drita – Dukagjini dhe Llapi – Gjilani janë ndeshje të cilat luhen për një vend në garat evropiane, shkruan lajmi.net.

Dukagjini tashmë edhe zyrtarisht janë jashtë Superligës për sezonin e ardhshëm, ndërsa Drita do kërkojë fitore për të përforcuar edhe më shumë vendin e tretë.

Në ndeshjet tjetër në mes Llapi dhe Gjilanit gjithashtu ka ‘luftë’ për një vend në futbollin evropian.

Gjilani do kërkojë të ruajë pozitën e dytë, ndërsa llapjanët duan të përforcojnë edhe më shumë vendin e katërt.

Ndeshjet e tjera janë mjaft interesante, pasi të gjitha ekipet kërkojnë t`i ikin barazhit.

Prishtina ka përball Ulpianën, e cila është jashtë Superligës për stinorin e ardhshëm.

Ndeshja në mes Malishevës dhe Drenicës pritet të jetë tejet interesante, pasi kanë pikët e njëjta dhe do kërkojnë të ikin nga zona e barazhit.

Të gjitha këto takimet do zhvillohen sot, me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/