Sot varroset i riu që vdiq dje në Rogovë

Sot varroset i riu që vdiq dje në Rogovë. Dritëro Krasniqi do të varroset në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në ora 17:00. Ai vdiq pasi u vetaksidentua gjatë vozitjes së motoçikletës me katër rrota, shkruan Peja në fokus. “Shtypeq i Madh, Rogovë-Pejë / 03.08.2024 – 15:32. I dyshuari…

Lajme

04/08/2024 13:22

Sot varroset i riu që vdiq dje në Rogovë.

Dritëro Krasniqi do të varroset në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në ora 17:00.

Ai vdiq pasi u vetaksidentua gjatë vozitjes së motoçikletës me katër rrota, shkruan Peja në fokus.

“Shtypeq i Madh, Rogovë-Pejë / 03.08.2024 – 15:32. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar motoçikletën me katër rrota dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin me ç’rast ka shkaktuar vetë aksident trafiku ku si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”