Sot varroset 27-vjeçari në Lipjan që vdiq pasi u arrestua

Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë në rrethana të pasqaruara në Lipjan, do të varroset sot në orën 19:00. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët, duke njoftuar se ceremonia e varrimit të 27-vjeçarit do të mbahet në varrezat e fshatit Banullë. Agon Zejnullahu, një 27-vjeçar, ka vdekur në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u…

Lajme

07/07/2025 17:56

Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë në rrethana të pasqaruara në Lipjan, do të varroset sot në orën 19:00.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarët, duke njoftuar se ceremonia e varrimit të 27-vjeçarit do të mbahet në varrezat e fshatit Banullë.

Agon Zejnullahu, një 27-vjeçar, ka vdekur në rrethana të dyshimta në Lipjan, pak pasi u arrestua nga Policia në orët e para të së hënës.

Policia ka përdorur forcën ndaj të riut, për prangosjen e të cilit shihet se përpiqen tre zyrtarë policorë.