Sot shënohet “Ora e Tokës”

Ora e Tokës” është një ngjarje global dhe është konfirmuar si aktiviteti mjedisor me pjesëmarrje më masive në botë.

Lifestyle

25/03/2017 09:47

Me rastin e shënimit të “Orës së Tokës “, sot në Prishtinë në sheshin “Nënë Tereza” do të vendoset stenda me qëllim të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike, që në vitet e mëparshme ka pasur sukses.

Ora e Tokës në thelb është një iniciative kundër ndryshimeve klimatike. Veprimi është i thjeshtë, por mban një simbolikë të fortë: sensibilizimi për ndryshimin. Nga ora 20:30 – 21: 30 (1 orë) do të ndalen dritat dhe aparaturat e tepërta elektronike, duke ia dedikuar këtë Tokës

“Ora e Tokës 2017” është viti i tetë i pjesëmarrjes për Kosoven. Kjo iniciative në Kosove edhe kete vit koordinohet nga Shoqata Ekologjike Eko Viciana me vullnetarët e saj.