Sot protestë kundër Gjykatës Speciale

Gjysmë ore para se në sallën e Kuvendit të fillojë seanca ku pritet që të diskutohet për themelimin e Gjykatës Speciale, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të fillojë protestë gjithë popullore.

Lajme

26/06/2015 07:34

Protesta është thirrur nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbahet me qëllim që të kundërshtohet themelimi i Gjykatës Speciale.

Mbështetje protestës së veteranëve për ta kundërshtuar i kanë dalë edhe tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Drejtuesit e tri shoqatave të dalë nga lufta e UÇK-së kanë thënë se deputetët nuk do të mund të arrijnë ta themelojnë Gjykatë e cila sipas tyre është me kërkesë nga Beogradi.

Protesta është paralajmëruar që të fillojë në orën 9 e 30.