Sot nis Festivali i Këngës në RTSH, eventi që zgjedh përfaqësuesin e Shqipërisë për në Eurovision
Sot nis edhe zyrtarisht Festivali i Këngës në RTSH, “Fest 63”, festivali njëherësh që zgjedh përfaqësuesin e Shqipërisë për Eurovision Song Contest 2025. Gjithsej 30 artistë do të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë që do të zgjasë për katër net radhazi. Fituesit shpallen të dielën e 22 dhjetorit, njëri si fitues i Festivalit të…
ShowBiz
Sot nis edhe zyrtarisht Festivali i Këngës në RTSH, “Fest 63”, festivali njëherësh që zgjedh përfaqësuesin e Shqipërisë për Eurovision Song Contest 2025.
Gjithsej 30 artistë do të marrin pjesë në edicionin e sivjetmë që do të zgjasë për katër net radhazi.
Fituesit shpallen të dielën e 22 dhjetorit, njëri si fitues i Festivalit të Këngës dhe tjetri si përfaqësues i Shqipërisë për festivalin madhështor evropian, Eurovision.
Artistë të kalibrit të lartë do të marrin pjesë këtë vit, të cilët pritet që të djegin skenën me performancat dhe interpretimet e tyre elektrizuese.
Në mesin e emrave shumë të njohur të muzikës që marrin pjesë sivjet janë: Elvana Gjata, Vesa Smolica, Ardit Çuni, Mal Retkoceri, Nita Latifi, Stine, e shumë e shumë të tjerë.
Këngët aktualisht mund t’i dëgjoni në YouTube, megjithatë në festival ju do të keni mundësi t’i dëgjoni duke performuar ‘live’ dhe nën drejtimin e orkestrës në Pallatin e Kongreseve.
View this post on Instagram