Sot mot me diell në Kosovë
Parashikimi i motit për ditën e sotme.
Lajme
Ditën e sotme vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë, që do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot stabil, të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.
Mirëpo nga Evropa Qendrore një ciklon i fuqishëm nga Atlantiku po i afrohet rajonit tonë, ku gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe ditës së enjte do të kalojë edhe mbi vendin tonë.
Ky ciklon gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte do të sjellë vranësira dhe erëra të fuqishme nga jugperëndimi, e ditën e enjte priten edhe të reshura shiu që me rënie të temperaturave do të përzien edhe me reshje bore. Në vise kodrinoro-malore priten vetëm reshje bore.
Temperaturat minimale do të luhen ndërmjet -3 deri në 3 gradë celsius ndërsa maksimalet nga 5 deri në 14 gradë celsius.
Për sot do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu jugor 5-17m/s, e vende-vende në Dukagjin me hove deri në 20m/s. Indeksi UV: 3.
Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare, mirëpo erërat që pritet të fryjnë do të zbresin vlerat edhe në të mira. /Lajmi.net/