Sot mbushi 18 vjeç- Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika

Pas aksionit të sotëm që u zhvillua në Kaçanik në lidhje me hetimet e bëra në lidhje me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, ku u arrestuan shtatë persona në mesin e tyre edhe një person i dyshimtë që mbushi sot 18 vjeç, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij të fundit.…

Lajme

21/04/2025 13:30

Pas aksionit të sotëm që u zhvillua në Kaçanik në lidhje me hetimet e bëra në lidhje me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, ku u arrestuan shtatë persona në mesin e tyre edhe një person i dyshimtë që mbushi sot 18 vjeç, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij të fundit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të mitur, për shkak të dyshimit të veprës penale Vrasja e rëndë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri ne bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës se tij ku, pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri.

Tutje thuhet se viktima Muhamed Lika dërgohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik dhe nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, andaj, me këto veprime në bashkëkryerje do të kryenin veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Mediat raportuan se disa nga të arrestuarit janë: Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka./Lajmi.net/