Sot mblidhet KQZ-ja, këto janë të gjitha pikat e ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30. Në rendin e saj të ditës do të jenë disa pika, në mesin e të cilave edhe marrja e vendimit për pagesën e stafit të angazhuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këto janë të gjitha pikat e ditës. Shqyrtimi dhe miratimi i draft– projektit…

Lajme

27/05/2025 08:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 13:30.

Në rendin e saj të ditës do të jenë disa pika, në mesin e të cilave edhe marrja e vendimit për pagesën e stafit të angazhuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këto janë të gjitha pikat e ditës.

Shqyrtimi dhe miratimi i draft– projektit për organizimin e punëtorisë pas-zgjedhore në bashkëpunim me komisionin e Venecias.

Këshilli për Operacione Zgjedhore.

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për marrjen e vendimit për pagesën e stafit të angazhuar në Qendra të Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e

dërgesave postare për Zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 09.02.2025.

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për asgjësimin e materialit zgjedhor 2025

Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të Rregullores Zgjedhore Nr. 10/2024

Fletëvotimet dhe Broshurat.

Shqyrtimi dhe miratimi i plotësim ndryshimit të Rregullores Zgjedhore Nr.03/2024 Krijimi,

Konfirmimi dhe Kundërshtimi i listës së votuesve.

Këshilli për Çështje Ligjore.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Fushë Kosovë.