Sot Kuvendi Zgjedhor i FFK – Ademi kërkon mandatin e radhës

Federata e Futbollit e Kosovës mbanë sot Kuvendin e Rregullt Zgjedhor.

Sport

06/04/2022 07:56

Me fillim nga ora 11:00, FFK zgjedh kryetarin e radhës, pas mandatit të Agim Ademit, shkruan lajmi.net.

Ademi do të jetë kandidat i vetëm, ku përmes votave do të kërkojë të ketë besimin edhe për një tjetër mandat.

Gramoz Vokrri pritej të ishte kundër-kandidati i Ademit, por ai nuk arriti të kompletonte dokumentacionin e nevojshëm për të garuar.

Dje gjatë ditës në Kosovë kanë arritur edhe delegatë nga FIFA dhe UEFA, të cilët do të monitorojnë mbarëvajtjen e këtij Kuvendi Zgjedhor.

Dilemat ishin të shumta se a duhet ose jo të zhvillohet ky Kuvend, por një përgjigje nga Gjykata Themelore sqaroi shumë gjëra. /Lajmi.net/