Sot i jepet lamtumira e fundit 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit
Bajram Arifi, 29-vjeçari që dyshohet se u privua nga jeta, do të varroset sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit. Ceremonia e varrimit do të mbahet në kohën e drekës, në varrezat e fshatit, sipas njoftimit të familjes. Lidhur me rastin, dyshohet se 29-vjeçari u vra nga babai i tij. Ky i fundit dyshohet se është…
Lajme
Bajram Arifi, 29-vjeçari që dyshohet se u privua nga jeta, do të varroset sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në kohën e drekës, në varrezat e fshatit, sipas njoftimit të familjes.
Lidhur me rastin, dyshohet se 29-vjeçari u vra nga babai i tij.
Ky i fundit dyshohet se është larguar pas ngjarjes dhe po kërkohet nga organet e rendit.