Sot del në ankand”Audi Q7” e Isa Mustafës, ja sa e ka çmimin
Sot del në ankand vetura “Audi Q7”, e ish kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Lajme
Shtëpia e Ankandeve Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të organizojë ankandin për shitjen e kësaj veture.
Rreth katër vjet pasi e ka marrë drejtimin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po pretendon ta përmbush njërin nga premtimet e tij “populiste”, shitjen e veturës së shtrenjtë të kryetarit të atëhershëm, Isa Mustafa – Audi Q7.
Vetura e blerë në vitin në dhjetor të vitit 2011 për 76 mijë euro, në vitin 2014 u tentua të shitej me vlerë minimale 41 mijë euro. Në dy raste nuk pati asnjë ofertë. Për tri vite, Komuna e Prishtinës “nuk u bë e gjallë” më për veturën. Para pak javëve, Komuna ka bërë njoftim për ofertë publike për shitjen e veturës, me vlerë minimale 31 mijë euro, shkruan lajmi.net. Por, nuk u shit. Tash çmimi minimal i është vendosur 25 mijë euro./Lajmi.net/