Sot bëhet varrimi i të riut që humbi jetën dje pasi ra nga lartësia e hotel “Grand”

Sot do të bëhet varrimi i të riut i cili ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e hotel “Grand”. Në lidhje me këtë kanë njoftuar familjarët e tij, shkruan lajmi.net. “Me dhimbje të thellë Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë djali, vëllau ynë i dashur, Rien Bytyqi. Varrimi i të ndjerit do të…

Lajme

17/07/2025 10:32

Sot do të bëhet varrimi i të riut i cili ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e hotel “Grand”.

Në lidhje me këtë kanë njoftuar familjarët e tij, shkruan lajmi.net.

“Me dhimbje të thellë Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë djali, vëllau ynë i dashur, Rien Bytyqi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet Sot, më 17 korrik 2025, në ora 13:00, në varrezat e Dragodanit”, thuhet në njoftimin e familjës.
Rien Bytyqi është 25 vjeçari i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 13-të i hotelit “Grand”, i cili më pas edhe ka humbur jetën. /Lajmi.net/