Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA-në për hapat e mëtejmë në dialog, detaje nga takimi në DASH

Emsiari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasë me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Uashington. Ai tha se me të pati një takim të mirë dhe se kanë diskutuar dhe harmonizuar qëndrimet për procesin e dialogut. “Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe…

Lajme

21/03/2026 14:10

Emsiari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar për takimin që ka pasë me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në Uashington.

Ai tha se me të pati një takim të mirë dhe se kanë diskutuar dhe harmonizuar qëndrimet për procesin e dialogut.

“Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe harmonizuam qëndrimet mbi hapat e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen.

Për këtë takim kishte njoftuar edhe Departamenti i Shtetit, por kishte thënë se ishte i mbyllur për shtyp, duke mos dhënë detaje.