Sorensen deklarohet pas takimeve në Beograd: Avancim në çështjet kyçe të dialogut, u pajtuam për nevojën që të mbetemi të angazhuar

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka zhvilluar vizitë në Beograd, ku është takuar me udhëheqësit kryesorë shtetërorë të Serbisë. Gjatë qëndrimit të tij, ai u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesin e palës serbe në dialog, Petar Petkoviq, në kuadër të përpjekjeve për të vazhduar…

Lajme

09/04/2026 16:52

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka zhvilluar vizitë në Beograd, ku është takuar me udhëheqësit kryesorë shtetërorë të Serbisë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesin e palës serbe në dialog, Petar Petkoviq, në kuadër të përpjekjeve për të vazhduar procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja, transmeton lajmi.net.

Pas këtyre takimeve, Sorensen ndau një mesazh publik, duke theksuar se ka pasur lëvizje në diskutimet mes palëve.

“Takime të mira me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq, duke avancuar diskutimet për çështjet kyçe të dialogut dhe duke shqyrtuar progresin në zbatimin e Ligjit për të Huajt. U pajtuam për nevojën që të mbetemi të angazhuar dhe të punojmë së bashku për përfitime konkrete për të gjithë”, tha ai në postimin e tij./lajmi.net/