Sorensen: Çështja e personave të zhdukur, prioritet në dialog
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare dhe prioritet në dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë një vizite të mërkurën në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Sorensen theksoi se familjet e viktimave meritojnë qartësi dhe drejtësi për fatin e të afërmve të tyre…

Lajme
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një domosdoshmëri humanitare dhe prioritet në dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë një vizite të mërkurën në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Sorensen theksoi se familjet e viktimave meritojnë qartësi dhe drejtësi për fatin e të afërmve të tyre
“Familjet që ende presin të mësojnë për të dashurit e tyre meritojnë qartësi dhe drejtësi. Prandaj, çështja e personave të zhdukur mbetet prioritet për mua në dialog”, ka shkruar Sorensen në X.