Sony qartëson rreth karakteristikave të modelit të ri, pas frikës së përdoruesve se ata po përgjohen

Sony është përpjekur të sqarojë një tipar të ri që i bëri lojtarët të frikësoheshin se mos po spiunoheshin ndërsa përdornin PlayStation.

Auto & Tek

19/10/2020 14:56

Një azhurnim i ri  me numër serik 8.00  u lancua në PS4 këtë javë. Një postim në blog bëri të qartë se azhurnimi solli shumë veçori të reja, përfshirë ndryshimet në prezantimin e PS5 muajin e ardhshëm, raporton “Independet”, transmeton lajmi.net.

Kur lojtarët e shkarkuan atë, atyre i’u shfaq një paralajmërim që bisedat e tyre po regjistroheshin dhe mund të dërgoheshin te Sony. Kjo i shqetësoi se kompania po dëgjonte bisedat, duke i’u cenuar privatësinë.

Sony tani ka thënë që nuk arriti të “shpjegonte qartë këtë veçori dhe pse po e prezantonim atë”, dhe u kërkoi falje përdoruesve që ishin të shqetësuar në lidhje me përgjimin.

Në një postim në blog të shkruar nga kreu i divizionit të eksperiencës së konsumatorëve të PlayStation,  Catherine Jensen, shpjegoi se azhurnimi ishte shtuar për t’u bërë gati për një tipar të ri që do të prezantohet në PS5, dhe për të siguruar që lojtarët e versionit te ri mund të bisedojë me njerëz që ende përdorin gjeneratën aktuale, transmeton lajmi.net.

Zonja Jensen konfirmoi se tipari nuk do të përdorej për të spiunuar njerëzit, por në vend të kësaj për të ndihmuar në raportimin e sjelljeve të papërshtatshme.

Ajo shpjegoi se një lojtar do të jetë në gjendje të kapë një klip 40 sekondësh nga pesë minutat e fundit të audios dhe ta dërgojë atë te Sony si pjesë e ankesës së tyre.

“Këto raporte mund të dorëzohen direkt përmes konsolës PS5 dhe do t’i dërgohen ekipit tonë të Përvojës së Konsumatorit për moderim, i cili më pas do të dëgjojë regjistrimin dhe do të marrë masa, nëse është e nevojshme”u shpreh ajo. /Lajmi.net/