Sonte vëmendja te derbi i Londrës veriore: Tottenham dhe Arsenal përballen për top katërshen

Premier League regjistron sonte ndeshjet numër 36 të këtij sezoni për skuadrat e Tottenham dhe Arsenal.

Sport

12/05/2022 08:18

Vëmendja e adhuruesve të futbollit do të jetë sonte në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, ku skuadra e Antonio Conte pret Arsenalin e Mikel Arteta, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat nga Londra veriore do të përballen në një ndeshje direkte që mund të përcaktojë fatin e top katërshes.

Me një fitore eventuale, Arsenal do të siguronte matematikisht rikthimin në Champions League.

Tottenhami i Conte në anën tjetër duhet të marrë fitore sonte dhe në dy ndeshjet e fundit, si dhe të shpresoj në një gabim të Arsenal gjatë dy xhirove të fundit.

Arsenal futet në këtë takim me 66 pikë në 35 ndeshje, nga pozita e katërt, kurse Spurs me 62 pikë nga pozita e pestë.

Gjyqtari i këtij takimi do të jetë Paul Tierney. Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/