Sonte në Prishtinë jepen dy shfaqje premierë
Në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe atë të qytetit të Prishtinës, Dodona, do të jepen dy shfaqje premierë.
ShowBiz
“Eshtrat që vijnë vonë”, tekst i Teki Dervishit, do të inskenohet nga regjisori Martin Kocovski në TKK. Në këtë shfaqje luajnë aktorët Astrit Kabashi, Bajrush Mjaku, Adrian Morina, Shkelzen Veseli, Lumnie Sopi, Arta Selimi, Albulena Kryeziu, Armend Baloku dhe Bujar Ahmeti.
Drama e Dervishit trajton fatin e individit me identitet të humbur. Raportet mes njeriut i cili për pushtet ka humbur identitetin dhe atij që përpiqet ta ruaj duke e sfiduar presionin dhe realitetin Orwellian në të cilin është futur domosdoshmërisht.
Ndërkaq, në Dodona do të jepet shfaqja “Ikja nga Gjermania”, e autorit Ilir Ajdini, me regji të Kastriot Saqipit. Shfaqja ka vetëm dy aktorë, Brahim Basha dhe Basri Shala-Virusi.
Në Teatrin Kombëtar shfaqja fillon nga ora 20:00 ndërkaq në Dodona gjysmë ore më herët. /lajmi.net