Sonte ndizen reflektorët e “Fadil Vokrrit” për derbin e madh kosovar
Xhiroja e 22-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me ndeshjen kryesore që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në stadiumin legjendat në kryeqytet do të ballafaqohen dy klubet e mëdha kosovare, Prishtina dhe Llapi. Derisa Prishtina po vazhdon luftën për të siguruar një vend që dërgon…

Sport
Xhiroja e 22-të e AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me ndeshjen kryesore që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në stadiumin legjendat në kryeqytet do të ballafaqohen dy klubet e mëdha kosovare, Prishtina dhe Llapi.
Derisa Prishtina po vazhdon luftën për të siguruar një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm, skuadra e Tahir Batatinës synon ikjen nga zona e rrezikshme e rënies një kategori më poshtë në futbollin vendor.
Bardhekaltërit kanë momentalisht 29 pikë në vendin e pestë, ndërsa skuadra nga Podujeva është e parafundit me vetëm 22 pikë pas 21 ndeshjeve të zhvilluara.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 nën ndriçimin e refelktorëve në stadiumin “Fadil Vokrri”.