Sonte fillon Festivali i Cannes, prezantohet edhe QKK
Festivali i Filmit në Cannes do të nis sonte dhe do të zgjasë deri më 22 maj, kurse edhe në këtë edicion, do të prezantohet Qendra Kinematografike e Kosovës me stendë të veçantë, ku edhe do të prezantohen projektet filmike të këtij institucioni.
ShowBiz
Festivali i Filmit në Cannes vlerësohet të jetë një ndër festivalet më prestigjioze dhe në të marrin pjesë artistë të shumtë me famë botërore.
Në edicionin e këtij viti nuk është pranuar ndonjë projekt filmik shqiptar, pos prezantimit të disa filmave të metrazhit të shkurtë, të cilët do të prezantohen në markete. /kultplus