Sonte fillon “Beer & Wine Fest 4”, Alban Skenderaj bën hapjen (FOTO)

Për pestë ditë, festë në Platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

ShowBiz

18/05/2016 13:32

Sonte fillon festivali i Birrës dhe Verës në Prishtinë. Për pesë netë, artistë dhe Dj të ndryshëm do të përkujdesen për muzikën dhe të pranishmit.

Alban Skenderaj do të bëjë hapjen e festivalit sonte, ndërsa në ditët në vazhdim do të performojnë edhe Flaka Krelani, Dj Gamble, Offchestra e Baboo Darabuka, shkruan lajmi.net.

Festivali do të fillojë me muzikë nga ora 15 dhe do të zgjesë deri në ora 1200 të mesnatës, ndërsa pijet do të jenë me çmime promocionale.

Poashtu, hyrja për në këtë festival do të jetë 1 euro për person, dhe ndalohet rreptësisht hyrja për personat ndër 18 vjeç./lajmi.net

Alban Skenderaj në Beer and Wine Fest Prishtina 

1917075_1050409758338215_1603949262570753805_n 10299131_1050409725004885_4167275937743213463_n