Sonte episodi i 30 i serialit ‘Egjeli’, ja çfarë do të shihni
Seriali 'Egjeli' është një nga serialet më të ndjekura në vend.

ShowBiz
Ky serial transmetohet në Radio Televizionin Publik (RTK), ndërsa sonte do të keni mundësinë shihni episodin e 30 të ‘Egjelit’, shkruan lajmi.net.
Në Gjirafa.com tashmë është publikuar promoja e episodit të 30 të cilin do ta ndiqni sonte (e diele), duke filluar nga ora 20:10.
Edhe në këtë episodë do të ndodhin shumë të papritura mes protagonistëve të serialit.
Pasi burri i Sevdijes ka kuptuar që ajo e ka tradhëtuar me Ilazin, këta dy të fundit janë në hall të madh se si të shpëtojnë, axha Shneq, mësuesi dhe Liku planifikojnë diçka.
Për më shumë, më poshtë mund ta shihni promon e episodit të 30 të ‘Egjelit’, i cili transmetohet në RTK nga ora 20:10, më pastaj episodi i plotë del edhe në gjirafa.com në ora 21:10. /Lajmi.net/
https://stupcatvideo.gjirafa.com/?video=stupcat-egjeli-2017-promo-episodi-30