Solskjaer: Bruno Fernandes mund ta ndihmojë shumë përmirësimin e McTominay

Ole Gunnar Solskjaer përsëri ka lëshuar lëvdata për Bruno Fernandes.

Sport

08/03/2020 10:33

Trajneri i Manchester United, Solskjaer, beson se mesfushori portugez, Fernandes, mund ta ndihmojë shumë përmirësimin e Scott McTominay.

McTominay ka pasur paraqitje mjaft të mira me United, por së fundmi kishte vuajtur nga një lëndim dhe tashmë është në ndjekje të ritmit.

Bruno Fernandes i cili po kalon një formë jashtëzakonisht të lartë në ‘Old Trafford’, mund të jetë pika mbështetëse e tij për ‘mësime shtesë’.

“Bruno mund ta ndihmojë Scott që të përmirësohet” ka thënë Ole, transmeton lajmi.net.

“Bruno do të jap mbështetje për ne dhe ai do të ndihmojë fëmiun” ka shtuar trajneri i United.

“Nuk duhet t’i referohem Scotty si fëmijë,  ai është 23 vjeçar, por ai është akoma duke mësuar lojën. Bruno e di këtë. Ai ka qenë rrotull, ka udhëtuar, ka pasur uljet dhe ngritjet” ka thënë ndër të tjerash Solskjaer.

Mbetet të shihet se si do të ndikojë loja e Scott McTominay krahë Bruno Fernandes, në përmirësimin e aftësive të tij. /Lajmi.net/