Solidariteti për të prekurit nga tërmeti sa vjen e shtohet, një tjetër shtet i vjen në ndihmë Shqipërisë

Kanë qenë të shumtë shtetet që i kanë ofruar ndihmë vendit tonë për të prekurit nga tërmeti i fortë i datës 26 nëntor.

Lajme

29/11/2019 16:30

Më i fundit është shteti i Azarbajxhanit, ku Ministria e Punëve të Jashtme ka ndarë 500 mijë euro nga Fondi Rezervë i parave.

Sipas mediave azerbajxhanase kabineti i Ministrave i Azerbajxhanit ka lëshuar një urdhër ‘Për shpërndarjen e burimeve Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit që kanë vuajtur nga fatkeqësia natyrore që ndodhi në Republikën shqiptare’.

Sakaq, mediat raportojnë se nga tërmeti në Shqipëri kanë ndërruar jetë së paku 50 persona dhe dyshohet se ende ka persona që janë nën rrënoja.