Solidariteti: Kërkojmë dorëheqjen urgjente të Gruevskit

Lëvizja majtiste Solidariteti, përmes një njoftimi për media, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Lajme

10/05/2015 15:06

“Kumanovarë, qëndroni në këmbë. Jemi me ju. Dita e djeshme ishte e rëndë për të gjithë ne. Mungesa e informacioneve zyrtare për gjendjen në terren i shtoi spekulimet dhe ndjenjën e pafuqisë dhe frikës midis qytetarëve. Për këtë arsye, apelojmë deri te institucionet kompetente që të dalin me të dhëna zyrtare të qytetarëve të plagosur dhe të vrarë, ndërsa apelojmë në media që të raportojnë me kohë, në mënyrë profesionale dhe pa nxitur provokime”.

“Përsërisim se zyrtarët policorë nuk janë armiqtë tanë ashtu siç as ne nuk jemi armiq të tyre. Neve na vjen keq që urdhërdhënësit e tyre i detyrojnë të qëndrojnë kundër popullit të tyre në Shkup, ne jemi të shqetësuar për viktimat në Kumanovë. Zyrtarët policorë janë bashkëqytetarë tonë, fëmijë të punëtorëve dhe fshatarëve, dhe ne jemi solidarë me ato”.

“Lëvizja majtiste Solidariteti kërkon dorëheqjen urgjente të Qeverisë të Nikolla Gruevskit, i cili e varfëroi, nënçmoi dhe e ndau popullin”, thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e kësaj Lëvizje, transmeton zhurnal.mk.