Sokol Plakolli kundërshton sërish MKRS-in, del në shesh bashkë me një gomar (Foto)

Regjisori Sokol Plakolli po vazhdon të jetë i pakënaqur me artin që po bëhet në Kosovë.

ShowBiz

09/11/2017 13:50

Me këtë rast si shenjë pakënaqësie ai ka dalë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë me disa performanca interesante i shoqëruar me një gomar, shkruan lajmi.net

Performanca e tij ka filluar nga ora 11:00 dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Plakolli nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Nuk është hera e parë që Sokoli ka reaguar në mënyrë të tillë sa i përket pakënaqësive që ka për Ministinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Ai më parë është arrestuar nga policia për shkak se ka penguar disa aktorë serb për të hyrë në Teatrin Kombëtar ku do të luhej një shfaqje./Lajmi.net/