Sokol Dobruna nis dëshminë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sokol Dobruna në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sokol Dobruna mban kodin W04264 në këtë proces dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes. Ai është i…
Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Sokol Dobruna në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sokol Dobruna mban kodin W04264 në këtë proces dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes. Ai është i përfaqësuar nga avokati Arianit Koci, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Koci u pyet nga trupi gjykues se a ka ndonjë çështje në të cilën klienti i tij mund të vetë-inkriminohet gjatë dëshmisë.
“Kërkoj pak mundësi me bisedu lidhur me lëndën me klientin tim për shkak se thjesht nuk mundet me i përcjellë operacionet pak më komplekse në këto çështje. Kështu që rrjedhimisht nuk kam pa ndonjë indikacion që mund të vetë-inkriminohet”, u përgjigj Koci.
Megjithatë, trupi gjykues tha se në rast që del ndonjë e tille, Koci duhet të njoftojë. Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokurori John Capin.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari pritet që të zgjasë rreth dy ditë. Ai tha se Prokurori ka parashtruar se i duhen rreth një orë për pyetje, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë parashtruar se i duhen gjashtë orë për kundërpyetjet.
Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.