Snoop Dogg bëhet gjysh

Reperi i njohur Snoop Dogg është bërë gjysh dhe lajmin e gëzuar e ka dhënë mbrëmë nëpërmjet faqeve të tij zyrtare në rrjete sociale

ShowBiz

15/01/2015 20:54

Djali i madh i reperit 43-vjeçar, Corde Broadus, dhe bashkëshortja e tij Jessica Kyzer sollën në jetë një djalë të cilit i vunë emrin Zion.

“Zion. Shumë dashuri të pret në këtë jetë, nipi im!!”, ishte mbishkrimi i reperit.

Ndryshe, Snoop Dogg ka tre fëmijë: Corde, Cordell dhe Cori, respektivisht 20, 17 dhe 15 vjeç. Lajmi.net