S’ndalet Prishtina, largon edhe Atandan
Prishtina ka konfirmuar largimin e qendërmbrojtësit Sodiq Atanda.

Sport
“Bardhëkaltërit” vazhdojnë të largojnë disa nga futbollistët, derisa tani kanë arritur marrëveshje edhe me Atanda, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“???????????? ????? ??????!
Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është larguar nga FC Prishtina.
Deri te ndërprerja e kontratës erdhi me marrëveshje në mes klubit dhe futbollistit.
Atanda erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 për t’u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën “bardhekaltër”.
FC Prishtina e falënderon Atandan për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës”, shkroi klubi në komunikatë./Lajmi.net/