Smartlynx Airlines me fluturime edhe në Prishtinë

Duke filluar nga gjysma e muajit Dhjetor 2015, kompania ajrore Letoneze “Smartlynx Airlines”, e cila po vazhdon me zgjerimin e tregut, do arrijë me një aeroplan shtesë i cili për bazë do të ketë ANP “Adem Jashari” dhe do të realizojë fluturime në disa destinacione nga/për në Prishtinë.

Lajme

20/11/2015 15:04

Sipas një deklarate të kompanisë, bëhet e ditur se Kosova Airëays është partneri i tyre i ri në Kosovë në terma afatgjatë, e i cili do të jetë përgjegjës për të gjithë kapacitetin e ulëseve të ofruara, thuhet në një njoftim të Aeroportit.

“Fluturimet do të realizohen me aeroplan të tipit A320 me një kapacitet prej 180 ulëseve.

Gjatë sezonës dimërore 2015, planifikohet realizmi igjithsejt 225 arritjeve/shkuarjeve me 40,500 ulëse në dispozicion.

Destinacionet që planifikohet të mundësohen nga Smartlynx Airlines janëBasel/Mulhouse, Dusseldorf, Stuttgart dhe Munich”, thuhet në njoftim.

“Mirëpresim kompanitë ajrore dhe rritjen e numrit te fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës sepse kjo do të mundësojmë shumë zgjedhje për pasagjerët tanë”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të Aeroportit të Prishtinës.