Smajljaj: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhje për krizën por ikje nga përgjegjësia
Analisti, Avdi Smajljaj vlerëson se Kosovën nga ngërçi actual politik do të mund ta nxirrnin vetëm zgjedhjet e jashtzakonshme. Megjithatë, Smajljaj zgjedhjet i sheh si ikje të subjekteve politike nga përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit. Ai ka shtuar se votat janë marrë për të shkuar në zgjedhje pas katër vitesh e jo për të shkuar…

Lajme
Analisti, Avdi Smajljaj vlerëson se Kosovën nga ngërçi actual politik do të mund ta nxirrnin vetëm zgjedhjet e jashtzakonshme.
Megjithatë, Smajljaj zgjedhjet i sheh si ikje të subjekteve politike nga përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe shtetit.
Ai ka shtuar se votat janë marrë për të shkuar në zgjedhje pas katër vitesh e jo për të shkuar në zgjedhje çdo dy-tre muaj.
“Ndoshta zgjedhjet mund ta zhbllokojnë krizën. Megjithatë unë zgjedhjet i shoh një ikje nga përgjegjësia që e kanë partitë politike sepse i kanë marrë votat jo për të shkuar në zgjedhje por për të bërë Kuvendin dhe për të bërë Qeverinë dhe për të qeverisur. Votat janë marrë për të shkuar në zgjedhje pas katër vitesh e jo për të shkuar në zgjedhje çdo dy-tre muaj kurdo që iu teket partive sepse vërtetë zgjedhjet kanë një kosto të lartë institucionale ekonomike, mirëpo aktualisht edhe legalisht është e pamundur që pa u konstituuar Kuvendi të shpërbëhet. Pra partitë edhe për këtë kanë nevojë për një marrëveshje dhe frika tjetër pastaj është që rezultati mund të jetë i njëjtë përafërsisht prapë mund të kemi numra të njëjtë prapë kriza e njëjtë dhe prapë zgjedhje”, ka thënë ai në Tëvë1.
Ndërkaq, në pyetjen se kush do të mund të humbiste votues më shumë nëse do të mbaheshin zgjedhjet e reja, Smajljaj është përgjigjur se mund të jetë Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, qëllimi i votuesve do të duhej të ishte penalizimi i atyre që nuk përmbushen obligimin për çfarë e morën votën.
“Është pak kohë e shkurtër mendoj që më shumti që do ta ndikonte votën aktualisht nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme është tek përgjegjësia e atyre që nuk po e konstituojnë Kuvendin. Faktori kryesor te votuesi do të duhej të kishte një lloj penalizimi por unë nuk e fajësoj vetëm një parti por faji është tek të gjitha partitë politike mirëpo pasha ose masa e fajit varet nga numri I përqindjes që e kanë partitë Mirëpo besoj që tek votuesit nëse mbahen këto zgjedhje të jashtzakonshme qëllimi ktualisht do të duhej të ishte penalizimi I atyre që nuk përmbushen obligimin për cfarë e morren votën se nuk kanë marrë votë për të shkuar në zgjedhje por për të qeverisur dhe për t’I zgjidhur problemet që qytetarët I kanë”, ka përfunduar ai.