Smajl Kurteshi tregon nëse do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit nga VV
Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Smajl Kurteshi ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidatë për kryetar të komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Lajme
Ai këtë e ka bërë të ditur gjatë një konference për media ku kanë shpallur zgjedhjet e brendshme për kandiatë për kryetarë të komunave dhe asamble.
“Jo, unë nuk do të jem kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit”, ka thënë Kurteshi të shtunën në një konferencë për media, njofton lajmi.net.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit Vetëvendosje ka dalë partia e parë në Gjilan, ndërsa emri i Smajl Kurteshit është përfolur si njëri nga kandidatët e mundshëm për kryetar.
Zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen më 22 tetor të këtij viti./ Lajmi.net/