SLS dhe “Srpska”, bashkë në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Kreu i Partisë së Pavarur Liberale (SLS) dhe nënkryetar i Qeverisë së Kosovës, Sllobodan Petroviq tha se bashkë më Iniciativën qytetare \"Srpska\" është rënë në ujdi për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Lajme
Petroviq i tha agjencisë gazetare serbe Beta se kjo ujdi bazohet ekskluzivisht në interes të komunitetit serb, kualitetin e njerëzve në listën e përbashkët, si dhe në jetën më kualitative të serbëve në Kosovë.
Sipas tij, për të është më e rëndësishme që iniciativa për dalje të përbashkët në zgjedhje mbështet në bazë të shëndoshë dhe se për këtë falënderon të gjithë ata të cilët kanë qenë pjesë e kësaj marrëveshje, e cila është mbi interesat e ngushta partiake dhe ato personale.
Ai theksoi se është rënë në ujdi që prioritet në listën e përbashkët zgjedhore të kenë ata njerëz të cilët prapa vetes kanë rezultatet dhe përvojë, por që fatkeqësisht të till ka pak, gjë që më së shumti dëmton politikën serbe.
\”Një arsye më shumë për arritjen e marrëveshjes është edhe fakti që lista e përbashkët zgjedhore paraqet mundësi më të madhe për përfitimin e numrit më të madh të votave dhe që në këtë mënyrë të kalohet censusi që nevojitet për komunitetin serb dhe për secilin që do të jetë kandidat në këto zgjedhje\”, tha Petroviq.
Sipas fjalëve të tij, qytetarët, veçmas në veri, janë të ngopur me zgjedhje.
\”E di që niveli i besimit te qytetarët është shumë i ulët. Por, e di edhe atë që tash të gjithë në komunitetin serb duhet të dalin sërish dhe t’i japin legjitimitet një liste e cila ka më shumti gjasa të kalojë censusin dhe kësisoj t’i kontribuojmë jetës më kualitative dhe më të mirë të serbëve\”, përfundoi Petroviq.