Slogan nacionalist serb vendoset në hyrje të ambasadës së Kosovës në Norvegji: Është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës

Një slogan nacionalist serb është vendosur në hyrje të ambasadës së Kosovës në Oslo të Norvegjisë ku shkruante “Kur të kthehet në Kosovë”. Ndaj kësaj ka reaguar vetë ambasada e Kosovës në Norvegji, e cila ka shkruar se është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës. “Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin…

Lajme

27/01/2025 14:47

Një slogan nacionalist serb është vendosur në hyrje të ambasadës së Kosovës në Oslo të Norvegjisë ku shkruante “Kur të kthehet në Kosovë”.

Ndaj kësaj ka reaguar vetë ambasada e Kosovës në Norvegji, e cila ka shkruar se është një kërcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës.

“Thellësisht të shqetësuar për imazhin alarmant dhe sloganin nacionalist serb të vendosur në hyrje të ambasadës sonë në Oslo. Ky akt është kërcënim i drejtpërdrejtë për Republikën e Kosovës, stafin e ambasadës, shkel normat ndërkombëtare, si dhe minon parimet e diplomacisë dhe respektit të ndërsjellë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Postimi i plotë në Facebook: